
Ndërmarrja private tregtare “Emona” Vushtrri është themeluar në vitin 1989 nga zotërinjtë Murtez dhe Riza Mikullovci, si rezultat i zgjërimit të një biznesi te suksesshëm nga një dyqan privat themeluar më 1976. Tashmë ka të punësuar një numër të konsiderueshëm të punëtorëve, gjithashtu stafin profesional, i cili menagjon punën afariste të saj.
Emona merret kryesisht me shitjen e produkteve ushqimore dhe higjienike. Sektori i produkteve ushqimore përfshinë: çaj Cejloni me paketime të ndryshme nga Sri Lanka, oriz nga Italia, pasta italiane - Pagani, kikirikë, leblebi, fëstëk, fasule e bardhë, etj. Ndërsa sektori i produkteve higjienike përfshinë: detergjentet OHIS nga Shkupi, Moltex – pampers nga Gjermania, fance – pallomë e lagët nga Turqia, salveta, palomë etj, qirinj Evricom nga Bullgaria etj.
Emona posedon depo qëndrore me më shumë se 4.000 m2, gjithashtu Diskont 1 në Vushtrri dhe Diskont 2 në Prishtinë. Në vitin 2006 afarizmi i saj u kurorëzua me sukses me hapjen e Supermarketit “Emona Shopping Center “ me 2.500 m2 . Pretendimi i Emonës në të ardhmen është që të krijojë zingjirin e marketeve në tërë territorin e Kosovës.
Emona Import–Export bashkëpunon me Vintage Teas Pvt Ltd që nga viti 1989 . Është ndër importuesit më të mëdhenjë të Çajit Cejlon dhe perfaqsuesi me i njohur në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Sot Emona dhe Vintage Teas përbëjnë një biznes të përfaqsimit të çajit Cejlon të kualitetit më të mirë. Gjithashtu me firmën Ohis nga Shkupi e lidhë një bashkëpunim i frytshëm pesëmbëdhjetë vjeqar. Ky biznes është në rritje nga viti në vit duke ju falënderuar nivelit shumë serioz të bashkëpunimit, nga i cili rezulton afarizëm pozitiv i të dy kompanive. Ndërmarrja “Emona “ Sh.p.k. është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me të gjithë të interesuarit.